Kronika

​Tenton t’i jap ryshfet policisë kufitare, arrestohet

​Tenton t’i jap ryshfet policisë kufitare, arrestohet
10:29 | 10 Qershor 2021

Policia Kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush ka shoqëruar në stacion policor një shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i dyshuari i kishte ofruar ryshfet prej njëzet euro zyrtarit policor në pikën kufitare.

Sipas policisë, i dyshuari kishte tentuar që përmes dhënies së ryshfetit ta kaloj kufirin pa dokumentin përkatës.

“Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera