[wp-story]

Bota/Rajoni

​Tentojnë të kontrabandojnë një telefon, e kishin fshehur në papuçe

​Tentojnë të kontrabandojnë një telefon, e kishin fshehur në papuçe
17:22 | 28 Shtator 2020

Sot rreth orës ‪13:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Ata gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

Oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të, është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera