×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Tensione mes Turqisë dhe Greqisë, dërgohen luftanije në Detin Mesdhe

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë mbesin në nivel të lartë, derisa të dyja vendet kanë dërguar anije luftarake në Mesdheun lindor, raporton AP.

    Turqia dërgoi një anije kërkimore për të kryer kërkime sizmike për burimet e gazit dhe naftës në një zone për të cilën Greqia thotë se është në pjesën e saj.

    Greqia tha se do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, njoftoi zyra e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Ankaraja njoftoi të hënën se anija e saj kërkimore “Oruc Reis” dhe dy anije mbështetëse luftarake, do të zhvillonin aktivitete kërkimore në Detin Mesdhe midis Qipros dhe Greqisë, deri më 23 gusht.

    Greqia e cilësoi këtë si një veprim të paligjshëm që shkelte të drejtat sovrane të vendit. Anijet luftarake greke janë dërguar në zonë, dhe po monitorojnë aktivitetet e anijes turke derisa ushtria është në gatishmëri, thanë zyrtarët.

    Greqia dhe Turqia kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të tendosura dhe kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh.

    Të dyja vendet kanë qenë në prag të luftës tre herë, që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë edhe një herë mbi të drejtat e eksplorimit të pasurive nënujore.

    Zbulimet e fundit të gazit natyror në Mesdheun lindor kanë ripërtërirë tensionet. Ankaraja është zemëruar nga një marrëveshje që Greqia nënshkroi me Egjiptin të enjten e kaluar, e cila përcakton kufijtë e tyre detarë dhe zonat ekskluzive ekonomike për të drejtat e shfrytëzimit të burimeve.

    Vitin e kaluar, Turqia nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me qeverinë libiane të mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli. Marrëveshja Turqi-Libi shkaktoi zemërim në Greqi, Egjipt dhe Qipro, duke thënë se ajo cenonte të drejtat e tyre ekonomike në Mesdhe. Bashkimi Evropian tha se marrëveshja ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar që kërcënonte stabilitetin rajonal.

    Kryeministri Mitsotakis foli të martën me presidenten greke Katerina Sakellaropoulou, për ta informuar atë lidhur me situatën në Mesdheun lindor, tha zyra e tij.

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke folur pas një takimi katër-orësh të kabinetit të hënën në mbrëmje, paralajmëroi se Turqia nuk do të kufizojë eksplorimet e saj në det të hapur.

    “Le të bashkohemi si vende mesdhetare. Le të gjejmë një formulë që është e pranueshme për të gjithë, që mbron të drejtat e secilit”, tha Erdogan në një fjalim televiziv, duke shtuar Turqia është e gatshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut./Tch/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ministria e Jashtme siriane sapo ka lëshuar një deklaratë, në të cilën thotë se “një faqe e re po shkruhet në historinë...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Dita e diel shënoi një moment historik për shumë sirianë, pasi rebelët arritën të avancojnë në Damask, një nga qytetet më të...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ragheed Ahmad al-Tatari, i përshkruar nga aktivistët për të drejtat e njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë,...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2024
    Reperi i njohur, Don Xhoni ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “Yakuza”, titullohet kënga e tij e re, së...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ragheed Ahmad al-Tatari, i përshkruar nga aktivistët për të drejtat e njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë,...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli më parë, ai menjëherë përveshi mëngët për të rivendosur statusin e Moskës...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Carlo Ancelotti konfirmon se Ferland Mendy nuk do të jetë i disponueshëm kur Real Madrid të përballet me Atalanta-n në Champions League,...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Napoli dhe Khvicha Kvaratskhelia janë më pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, pasi bisedimet e gjata mes...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Duel me mjaft me rëndësi zhvillohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.