×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Tahiri merr mbështetjen e BB-së për reformat në administratën shtetërore

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, po qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë, ku është takuar me Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, në të cilin takim është diskutuar për partneritetin e Qeverisë së Kosovës me Bankën Botërore.

    “U dakorduam që të punojmë së bashku në procesin e reformave, duke thelluar bashkëpunimin tonë për të shtyrë përpara reformat në administratën shtetërore, Ligjin e Qeverisë, atë të Inspeksioneve, të Pagave në Sektorin Publik, Financave Lokale dhe Programin për Reduktimin e Barrës Administrative”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Tahiri.

    Ndërkaq, znj. Van Gelder, e ka njoftuar zëvendëskryeministrin Tahiri për ndihmat financiare që do të vijnë nga Banka Botërore, si në programe zhvillimore dhe infrastrukturore, ashtu edhe për programin që do të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme.

    Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për vizitën që ekipi i qeverisë i kryesuar nga ministrja e Financave do ta ketë në SHBA.

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Mars 2025
    Investimet e huaja në Shqipëri, kanë arritur një vlerë rekord në fund të 2024-s, 423 milionë euro. Në një vit ky tregues...
    Ekonomi25 Mars 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një diskutim virtual me gjeneralin Ëesley Clark, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë...
    Ekonomi25 Mars 2025
    Kosova siç duket po përballet me një përkeqësim të bilancit tregtar në fillim të vitit 2025, teksa eksportet në janar dhe shkurt...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Daut Haradinaj ka reaguar pas largimit të Shkumbin Demaliaj nga AAK-ja dhe formimin e një subjekti të ri politik. Haradinaj ka thënë...
    Lajme25 Mars 2025
    Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, është takuar me përfaqësues të Listës Sprksa përpara seancës në Këshill të Sigurimit të Kombeve...
    Lajme25 Mars 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. njofton se gjatë punimeve nga Operatori Ekonomik kontraktuar nga Komuna e Gjakovës, gjatë punimeve në rrugën...
    Lajme25 Mars 2025
    Rryma do të shtrenjtohet nga 1 prilli për 15% dhe këtë e bëri punë të kryer kryesuesi i Bordit të Zyrës së...
    Lajme25 Mars 2025
    Njohësi i sigurisë, Drizan Shala, për FrontOnline theksoi se veprimet politike të ndërmarra janë të lejuara dhe mund të sjellin suksese, edhe...
    Lajme25 Mars 2025
    Java Ndërkombëtare e Parasë është iniciativë globale e udhëhequr nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe bashkon 176 vende të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.