Lajme

​Syla: Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së të kenë përparësi në konkursin për rekrutë dhe kadetë të Ushtrisë së Kosovës

​Syla: Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së të kenë përparësi në konkursin për rekrutë dhe kadetë të Ushtrisë së Kosovës
16:49 | 16 Gusht 2020

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se është i papranueshëm fakti që fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve të UÇK-së nuk kanë prioritet në konkursin për rekrutë dhe kadetë të Ushtrisë së Kosovës.

Gazmend Syla kërkon nga Ministria e Mbrojtjes që fëmijët e dëshmorëve, të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të nxjerrë akt nënligjor, në mënyrë që fëmijëve të dëshmorëve t’iu lehtësohet mënyra e të qenit pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

E pa pranueshme që Ministria e Mbrojtjes të mos nxjerrë ndonjë akt nënligjor, që fëmijëve të dëshmorëve apo luftëtarëve të iu lehtësojë që të bëhen pjesë e Ushtrisë tonë. Qoftë edhe vetëm një pikë në konkurse, në shenjë respekti të sakrificës së prindërve të tyre në luftën për liri.

Kjo nuk ndodhë as për kadetët e rinj e as për rekrutët.

Paramendoni në shtete të tjera, kategorive të tilla iu bëhet ofertë në shtëpi, nga rekrutuesit, sepse ka vlerë të madhe nëse në ushtri shërbejnë fëmijët e luftëtarëve e dëshmorëve.

Asnjëherë nuk jam për diskriminim të dikujt. Por, në shumë sfera, tradita ka rol kryesor. E më së shumti në shërbimin ushtarak.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera