Gjuha:
×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    ​Studimi i ri thotë se COVID-19 rrit rrezikun e disa çrregullimeve mendore – cilat janë ato?

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Studiuesit në Universitetin e Oksfordit në Britani zbuluan se njerëzit e diagnostikuar me COVID-19 janë në rrezik më të madh për të zhvilluar një çrregullim mendor.

    Studimi i botuar në Lancet Psychiatry Journal deklaroi se çrregullimet u zhvilluan brenda 14 deri 90 ditëve të para të diagnozës midis pacientëve që mbijetuan. Studiuesit arritën në përfundim pasi ekzaminuan të dhënat elektronike shëndetësore të 69 milionë njerëzve në Shtetet e Bashkuara duke përfshirë mbi 62,000 raste të COVID-19.

    Shkencëtarët thanë se te pacientët diagnostikuan ankthin, depresionin dhe pagjumësinë gjatë analizës së tyre. Megjithatë, ata zbuluan se disa pacientë ishin në rrezik më të lartë të zhvillimit të “çmendurisë” – që preku rreth 50 milionë në të gjithë botën. Sëmundja Alzheimer është forma më e zakonshme e çmendurisë dhe shpesh përfshin 60-70 përqind të rasteve totale.

    “Në pacientët pa histori të mëparshme psikiatrike, një diagnozë e COVID-19 u shoqërua me rritje të incidencës së një diagnoze të parë psikiatrike në 14 deri në 90 ditët në vijim krahasuar me gjashtë ngjarje të tjera shëndetësore”, thuhet në studim.

    Për më tepër, ata me një çrregullim mendor paraekzistues kishin 65 përqind më shumë rrezik të kontraktimit me COVID-19 krahasuar me ata pa çrregullime psikiatrike. Studiuesit thanë se gjetjet konfirmuan frikën e zakonshme në lidhje me COVID-19 se do të ndikonte në shëndetin mendor të pacientëve.

    “Njerëzit kanë qenë të shqetësuar se të mbijetuarit e COVID-19 do të rrezikohen më shumë nga problemet e shëndetit mendor dhe gjetjet tona tregojnë se kjo ka të ngjarë”, tha Paul Harrison, një profesor i psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit në Britani, duke shtuar se ekspertët e kujdesit shëndetësorë në të gjithë botën duhet të hetojë urgjentisht shkaqet dhe të dalë me trajtime të reja për çrregullimet post-COVID.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lifestyle23 Mars 2023
    Ushqimet që nuk mund t’u rezistoni të listuara nga shkencëtarët pas kërkimeve, për të paraqitur ushqimet më të varura që konsumojmë. Vullnetarët...
    Lifestyle22 Mars 2023
    Selfie është bërë një mënyrë jashtëzakonisht e popullarizuar për njerëzit që të bëjnë fotografi gjatë pushimeve. Megjithatë, në disa destinacione të njohura...
    Lifestyle22 Mars 2023
    Zakonisht ushqimet që janë më të disponueshme dhe që i konsumojmë shumë shpesh, janë të dëmshme për shëndetin tonë. Ka disa produkte...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 48. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Kurti është kryeministri...
    Lajme24 Mars 2023
    Një person me lëndime në kokë dhe këmbë është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Mjeku në Klinikën e Urologjisë, Liridon Selmani, ka reaguar pasi që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të enjten e vizitoi këtë Klinikë...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Një hotel shtatëkatësh në Stamboll është përfshirë nga flakët mëngjësin e sotëm, duke shkaktuar dy viktima dhe dy të lënduar. Zjarri në...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një 30-vjeçar është goditur me thikë në një autobus në Las Vegas. Në video,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.