Lajme

​Sot në Bruksel mbahet takimi i parë Kurti-Vuçiq

​Sot në Bruksel mbahet takimi i parë Kurti-Vuçiq
07:28 | 15 Qershor 2021

Sot do të mbahet takimi i shumëpritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, raporton KosovaPress.

Sipas një njoftimi të BE-së, në takim do të marrin pjesë edhe kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

“Të martën, 15 qershor, një takim i nivelit të lartë i Dialogut Beograd-Prishtinë do të zhvillohet në Bruksel. Do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i cili mbështetet nga Përfaqësuesi Special i BE Miroslav Lajçak. Do të marrin pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fillim të takimit dhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi Special i BE pas përfundimit të takimit (rreth orës 13:00). Deklaratat do të transmetohen në EBS dhe do të ndahen me shkrim në faqen e internetit të EEAS”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, i pari mes tyre, nuk do të jetë për dialogun e moçëm, por diskutim për formatin e bisedimeve për të ardhmen.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian (BE) pret që në takimin të ketë vazhdim të negociatave për temat e mëparshme dhe marrëveshjet e dialogut, dhe jo ndonjë fillim të ri i dialogut.

Zëdhënësi në Komisionin Evropian, Peter Stano, ka thënë për agjencinë Beta, se “ky nuk është një dialog i vjetër, por një dialog i vazhdueshëm, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?

Të tjera