Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin kanë këmbyer informata për të dy shtetet sa i përket situatës me COVID-19, me theks të posaçëm rreth angazhimeve të Qeverisë për menaxhimin e kësaj situate.
Zemaj tha se Austria është shtet mik i Kosovës që në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë, sikurse edhe tash në kohë të pandemisë, me ndihmë e përkrahje të pa rezervë.
Ai falënderoi diplomatin austriak për përkrahjen dhe partneritetin e ofruar, duke ritheksuar se mirëpret bashkëpunimin dhe partneritetin e mëtejmë të Austrisë.
“Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë”, tha Zemaj./FrontOnline/

Të tjera
-
Bota/RajoniGjermania do të jetë e para në BE që do…18:46 | 24 Janar 2021
-
18:41 | 24 Janar 2021
-
Vip/KulturaMomenti më i mirë i Njomzës me Shyhreten18:40 | 24 Janar 2021
-
18:33 | 24 Janar 2021
-
18:29 | 24 Janar 2021
-
18:23 | 24 Janar 2021
-
18:13 | 24 Janar 2021
-
18:12 | 24 Janar 2021
-
18:08 | 24 Janar 2021
-
18:03 | 24 Janar 2021
-
17:54 | 24 Janar 2021
-
17:46 | 24 Janar 2021