Spital për Covid -19 do të adaptohet Kllinika Emergjente që është ndërtuar pjesërisht dhe ka mbetur e pa përfunduar , pasi është kryer vetëm ndërtimi i vrazhdë.
Ajo do të adaptohet për t’u shërbyer rasteve me Covid-19, nëse do të ketë nevojë dhe nëse të njetën gjë nuk mund ta bëjë e vetme Klinika Infektive.
Trajtimi klinik dhe vaksinimi janë dy gjëra të ndryshme.
Asnjë vaksinë ende nuk është aprovuar nga OBSh-ja për përdorim për Covid-19 dhe asnjë shtet serioz nuk guxon që popullatën e vet të mos e siguroj me kapacitete për trajtimin klinik të rasteve.
Ekipet e ekspertëve që janë duke e vlerësuar do ta bëjnë koston e adaptimit të asaj klinike për Covid-19, e cila pas përfundimit të pandemisë do t’i kthehet qëllimit fillestar të shërbejë si klinikë Emergjente.
Nje komision vleresues eshte duke bere vleresimin e kostos se mundshme.
Kur te jete perfunduar, nuk eshte problem te ju komunikohet.