[wp-story]

Lajme

​Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon me lehtësimin e masave

​Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon me lehtësimin e masave
14:10 | 10 Shtator 2020

Shërbimi Korrektues i Kosovës nga dita e hënë do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në institucionet korrektuese.

Në një komunikatë për media thuhet se SHKK nga data 14.09.2020 do të fillojë me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejojë dy persona të rritur dhe fëmijët.

Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera