Sot, 36.778 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, gjë që rriti numrin e të infektuarve në 7 milionë e 396 mijë e 730.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, 378 njerëz vdiqën brenda 24 orëve të fundit duke çuar kështu totalin në 209,199.
Agjencia kujton se të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk pasqyrojnë domosdo rastet e pacientëve të raportuara nga shtetet federale amerikane.