Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin sanksione ndaj rusëve këtë javë, të cilët janë të lidhur me helmimin e opozitarit Alexei Navalny.
Një raport i Reuters thotë se tri burime e konfirmuan këtë informacion sot, por ata refuzuan të identifikojnë se për cilët shtetas rusë bëhej fjalë.
Departamenti i Shtetit nuk komentoi njoftimin e futjes së sanksioneve dhe një ekspert i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut vlerësoi sot se ish-presidenti i SHBA Donald Trump është përgjegjës pasi ai nuk bëri asgjë për të ndëshkuar rusët që janë përgjegjës për përpjekjen për të likuiduar Navalny.
Muajin e kaluar, presidenti i SHBA-së Joseph Biden vlerësoi se arrestimi i Navalny pas kthimit nga trajtimi në Gjermani ishte i motivuar politikisht dhe kërkoi lirimin e tij.
Biden bëri thirrje gjithashtu për një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë dhe njoftoi se Uashingtoni nuk do të “kthente kokën” përpara veprimeve agresive nga Kremlini.

Të tjera
-
23:38 | 17 Prill 2021
-
23:34 | 17 Prill 2021
-
23:32 | 17 Prill 2021
-
23:25 | 17 Prill 2021
-
23:21 | 17 Prill 2021
-
22:58 | 17 Prill 2021
-
22:54 | 17 Prill 2021
-
22:41 | 17 Prill 2021
-
22:36 | 17 Prill 2021
-
Bota/RajoniRama thotë se e ka parë hartën me kufijtë e…22:32 | 17 Prill 2021
-
22:27 | 17 Prill 2021
-
22:24 | 17 Prill 2021