[wp-story]

Lajme

​Selimi: Mosmenaxhim me situatën me Covid-19, sot vdekjet janë njëjtë me statistika të luftës

​Selimi: Mosmenaxhim me situatën me Covid-19, sot vdekjet janë njëjtë me statistika të luftës
21:37 | 06 Gusht 2020

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se çështja e vijave të kuqe ndaj PDK-së nuk ka qenë për mocionet e mosbesimit por për koalicion qeverisës.

Selimi ka thënë se pikërisht për menaxhimin e pandemisë, duhet të rrëzohet qeveria Hoti, derisa ka lavdëruar qeverinë Kurti për menaxhimin e situatës me pandeminë, e cila ishte edhe model për vendet e rajonit.

Qeveria me veprimet e saja, është kthyer në rrezik të përditshëm për shkak të mosmenaxhimit me pandeminë.

“Për shkak të mosmenaxhimit dhe daljes nga kontrolli i situatës, sot vdekjet janë njëjtë me statistika të luftës”, tha ai në Tv Dukagjini.

Ai ka thënë se nuk kanë marrëveshje me PDK-në për rrëzimin e Qeverisë Hoti por ata deklarohen çdo ditë se janë në opozitë dhe se janë të gatshëm për zgjedhje.

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera