Lajme

​Selimi: Gjykata Komerciale, shtyllë e fortë për sistemin e drejtësisë

​Selimi: Gjykata Komerciale, shtyllë e fortë për sistemin e drejtësisë
13:26 | 05 Gusht 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka marr pjesë në forumin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës për të diskutuar për ekonominë gjatë pandemisë Covid 19 dhe se si do të ndihmojë Gjykata Komerciale.

Gjatë diskutimit në këtë forum Ministri Selimi ka folur për rolin dhe rëndësinë që ka themelimi i Gjykatës Komerciale për sistemin e drejtësisë dhe për komunitetin e biznesit në veçanti duke ofruar një perspektivë për procesin dhe hapat të cilat do të ndërmerren ne vijim.

Duke folur për rëndësinë e kësaj Gjykate, Ministri Selimi tha se me të marr mandatin, prioritet për të ka qenë finalizimi i ligjit për Gjykatën Komerciale në të cilin tanimë është duke u punuar intenzivisht, për ta proceduar në shtator në Kuvend, votimi i të cilit do të ketë unitet sepse Gjykata Komerciale nuk është çështje politike, por çështje e rregullimit të sundimit të ligjit.

Sipas ministrit Selimi, themelimi i Gjykatës Komerciale ia shton një shtyllë të fortë sistemit të drejtësisë, sepse i artikulon vetëm çështjet të cilat janë komerciale.

“Artikulimi në një shtyllë i çështjeve komerciale i zgjidhë ato me ekspertizë, ulë riskun e të bërit biznes, Sipas Ministrit Selimi, ky proces do të ketë edhe sfida por jo të patejkalueshme. Pjesa kryesore do të jetë pas aprovimit të ligjit i cili do të hap mundësi dhe ofron siguri për çdo biznes dhe investitor, theksoi Selimi.

Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi

Të tjera