Lajme

​Sejdiu: Mustafa u betua tri herë në kokë të fëmijëve që nuk garon për kryetar të LDK-së

​Sejdiu: Mustafa u betua tri herë në kokë të fëmijëve që nuk garon për kryetar të LDK-së
23:51 | 13 Tetor 2020

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dhënë detaje lidhur me zgjedhjet për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai në Pressing në T7 ka bërë të ditur se Isa Mustafa ishte betuar në kokën e fëmijëve të vet se nuk kishte ambicie për të garuar për të parin e partisë.

E krejt kjo kishte ndodhur në kohën kur Sejdiu ishte në krye të LDK-së, parti të cilën tash e kryeson pikërisht Mustafa.

“Isa Mustafa ka ardhur në zyrën time dhe është betuar tri herë në kokën e fëmijëve të vet se nuk ka ambicie të bëhet kryetar i LDK-së. Kam dashur ta besoj pasi jam marrë me punët e shtetit, jo me partinë”, ka thënë Sejdiu.

Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021

Të tjera