Lajme

​Rreth 3 mijë ish të burgosur, të dënuar dhe të përndjekur politikë kanë fituar të drejtën për kompensim nga shteti

​Rreth 3 mijë ish të burgosur, të dënuar dhe të përndjekur politikë kanë fituar të drejtën për kompensim nga shteti
15:06 | 30 Shtator 2020

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione këtë të mërkurë kanë raportuar përfaqësuesit e Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. Gjatë raportimit kryetari i këtij Komisioni, Isak Shabani njoftoi se nga viti 2013 kur ka nisur punën ky Komisioni e deri tani kanë aplikuar për kompensim 10 mijë e 402 ish të burgosur, dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë, prej tyre 2901 e kanë fituar të drejtën për kompensim. Por sfidues për këtë komision mbetet mungesa e kushteve esenciale të punës.

Për këtë anëtarët deputetë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, kërkuan nga përfaqësuesit e Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të burgosur ,të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë që përmes një shkrese t’i adresojnë të gjitha kërkesat e tyre në mënyrë që pastaj atë shkresë ta dërgojnë në qeveri.

Kryetari i këtij Komisionit, Isak Shabani tha se nga shifra e përgjithshme e aplikuesve për kompensim 10 mijë e 164 janë burra, kurse gra janë 238.

Shabani tha se puna e këtij komisioni është vështirësuar pasi që shpesh nuk i është vazhduar mandati. Ai madje tha se sfidues mbetet edhe mungesa e dëshmive nga ish të burgosurit dhe ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë për të dëshmuar dhe për të gëzuar më pas kompensimin.

Kryetari i Komisionit tha se kostoja buxhetore e planifikuar të Ligjit për të drejtat e ish të burgosurve, të dënuarve dhe të përndjekurve politik është 55 milionë euro, ku është planifikuar të kompensohen 4197 aplikues.

“10 mijë e 402 ish të burgosur dhe të dënuar dhe të përndjekur politik. Prej tyre 10 mijë e 164 aplikues janë burra dhe 238 aplikues janë gra, gjithsej 10 mijë e 402 kanë aplikuar deri sot…05’;54Shuma e mjeteve të ndara nga qeveria për kompensimin ka qenë 55 milionë kosto e këtij ligji janë shpenzuar deri sot 48 milionë e 250 mijë e 816.756 euro. Kanë mbetur në fond të përgjithshëm të qeverisë për pagesë të mëtutjeshme edhe 6 milionë e 749 mijë e 183 euro. Duke përfshirë edhe 5 milionë që është paraparë të shpenzohen këtë vit. Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga aplikacionet e deponuara në sekretarin e komisionit qeveritar nga 10 mijë e 402 aplikacione deri sot 2901 aplikues të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë janë kompensuar. 2850 aplikues presin në radhë për tu kompensuar dhe 3514 aplikues janë të burgosur të dënuar politik me dënime dhe vepra kundërvajtëse maksimum deri në 30 ditë ose më pak se 60 ditë të cilëve ligji aktual këtyre të të dënuarve ua njeh vetëm statutin e të burgosurit dhe të përndjekurit politikë por jo edhe të drejtën për kompensim”, tha Shabani.

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu pyeti nëse janë bërë keqpërdorime në këtë lloj kompensimin duke e shfrytëzuar pozita politike.

“A ka kompensime të natyrës së tillë pra deputet dhe ish deputet mos të them ish ministra që i kanë marr kompensimet për shkak të ndikimeve politike e nuk i kanë marr ata që kanë pas nevojë qoftë për nevoja shëndetësor, qoftë për shkak të gjendje. Unë kam me dhjetëra kërkesa në burgun e Dubravës që tregojnë sipas tyre”, tha ajo.

Ndërsa, Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje pyeti përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar se ky kompensim për ish të burgosurit dhe të dënuarit politik a është si një lloj reparacioni apo në formë të një pensioni. Përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar thanë se kjo jepet si një lloj reparacioni e jo pensioni mujor.

“A është një kompensim që bëhet një herë si lloj reparacioni apo është kompensim që funksionin si një lloj pensioni”, pyeti ajo.

Shefki Sadiku sekretari në Komisionin qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë, ka thënë se në këtë komision nuk kanë pasur presione dhe keqpërdorime dhe se çdo aplikim është analizuar ashtu siç e parasheh ligji.

Ai tha se përparësi kanë rastet e rënda sociale, të moshuarit dhe ata me gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sipas rregullores dhe Ligjit kanë të drejtë sipas kronologjisë së dënimeve për shembull 1945 sepse ky ligj i parasheh prej 1913 deri në 1999 me u kompensua dhe të drejtat e tyre ua njeh. Prej 45 ua njeh të drejtën përparësi kanë pasur të vetmet femrat në 2014 janë kompensuar me pëlqimin e komisionit një përparësi ua kanë dhënë për shkaqe nuk ishin shumë dhe njëkohësisht janë simbolika aty e shumë me vlerë e politikës nacionale. Përparësi kanë rastet e rënda shëndetësore 10 për qind prej 100 aplikuseve shqyrtohen aplikacionet 10 për qind hyjnë rastet e rënda shëndetësore 10 për qind hyjnë rastet sociale ,10 për qind hyjnë të moshuarit për shembull pavarësisht kur janë dënua kanë mundur të kompensohen sepse jemi nis nga mosha 85 vjeçare e poshtë“, u shpreh Sadiku.

Naime Sherifi po nga ky Komision qeveritar foli për mungesën e kushteve të punës të punëtorëve të këtij Komisioni qeveritar. Ajo tha se për 12 muaj punë pagat i marrin në fund të viti.

“Përkundër sfidave që i kemi aty në punë sepse neve na mungon edhe telefoni zyrtar ne njerëzit i thërrasim prej telefonit privat nuk kemi telefon zyrtar dhe këta njerëz nga vazhdimisht i kontaktojmë dhe i lutim me i sjell dokumentet… 41’45 Tonerin e blejmë vetë , letrën e blejmë vetë ka pasur raste, plus rrogat i marrim për 12 muaj në fund të vitit domethënë paguhemi për 12 muaj në fund të vitit. Gjithë vitin punojmë pa paga. Nëse e gjeni një komision që punon 12 muaj.. Nuk kemi mandatar ne vetëm i bëjmë kërkesë ministrisë së Financave”, tha Sherifi.

Ligji për të drejtat e ish të burgosurve, të dënuarve dhe të përndjekurve politik ka hyrë në fuqi në vitin 2010. Por që puna e Komisionit Qeveritar dhe sekretaria punën e kanë nisur në vitin 2013

Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë

Të tjera