×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Remitencat nga diaspora arrijnë rreth 800 milionë euro

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK)Fehmi Mehmeti theksoi sot se sipas parashikimeve ekonomike, Kosova pritet të shënoj një rënie ekonomike 7.2 përqind.

    “Si pasojë e pandemisë Covid-19, rritja ekonomike për vitin 2020 pritet të shënoj rënie 7.2 përqind”, tha ai.

    Në konferencën për media për fundvit, Mehmeti tha se remitencat nga diaspora në këtë kohë të vështirë pandemike vazhduan rrjedhën, prej muajt janar deri në tetor kanë shënuar 796.5 milionë euro, me një rritje vjetore 12 përqind.

    Guvernatori Mehmeti tha se sektori bankar në këtë vit ka pasur rol kyç në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, derisa ky sektor vazhdon të jetë i qëndrueshëm, stabil dhe mirë i kapitalizuar.

    Sa i përket arbitrazhit me “Iute Credit”, guvernatori tha se veprimet do të jenë në bazë të legjislacionit në fuqi dhe presin të fitojnë rastin në arbitrazh.

    “Sa i përket argumentimeve dhe fakteve ky proces do të jetë në favor të Kosovës”, theksoi ai.

    Ndërsa, nga 6.5 normat e interesit kanë shënuar rënie në 6.3 përqind.

    BQK në bazë të një konkursi ka shpallur Qëndrim Shkodrën “ekonomisti i vitit”./FrontOnline/

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Ekonomi23 Shtator 2023
    161.6 milionë euro është rritja e depozitave të klientëve në bankat komerciale vendore për muajin gusht. Kjo ka çuar në total vlerën...
    Ekonomi23 Shtator 2023
    Më 22 shtator, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi...
    Ekonomi22 Shtator 2023
    Instituti GAP përmes një grafike të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka paraqitur disa të dhëna mbi pagën mesatare bruto në sektorin...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2023
    Emisari i Gjermansië për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është takuar edhe me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, pas takimit që pati me...
    Lajme25 Shtator 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me vrasjen e policit Afrim Bunjaku, Kosova ka humbur një njeri dhe...
    Lajme25 Shtator 2023
    Arbenita Bunjaku, vajza e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në veri, u është drejtuar me disa fjalë prekëse të...
    Lajme25 Shtator 2023
    Kryeministri Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen përkujtimore për policin e vrarë në veri, Afrim Bunjakun. Bunjaku u vra gjatë një...
    Lajme25 Shtator 2023
    Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale po vazhdojnë ekzaminimet në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u zhvillua aksioni policor pas...
    Lajme25 Shtator 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pjestarët e Policisë së Kosovës dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.