Bota/Rajoni

​Regjistrohet numër i vogël i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoni

​Regjistrohet numër i vogël i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoni
13:24 | 13 Qershor 2021

Gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut u regjistruan vetëm 21 raste të reja nga 4.370 testime, një i vdekur dhe shtatë pacientë të shëruar.

Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në vend gjithsej mjekohen 101 pacientë me coronavirus dhe ka rreth 630 shtretër të lirë. Për shkak të numri të ulët të pacientëve me coronavirus, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve që kishin të bëjnë për covid pacientë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi zhvillohet pa pengesa.

Sipas të dhënave të MSH-së, nga 21 rastet e reja të djeshme gjashtë janë nga Kërçova, nga 4 në Tetovë dhe Shkup, dy nga Prilepi dhe nga një rast në Manastir, Veles, Dibër, Kumanovë dhe Ohër.

Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 438 prej të cilëve 189 janë në Shkup.

Siç njoftojnë nga MSH, dje në Shkup janë hospitalizuar 4 pacientë me coronavirus në Shkup. Ata janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa në Institutin për TBC dhe spitalin “8 shtatori” s’ka pasur pranime të pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat në shtet, ndërsa interesimi për vaksinim dita ditës po rritet. Deri dje gjithsej 448.502 qytetarë kanë shprehur dëshirë për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk.

Në pikat vaksinale deri dje janë vaksinuar 255.808 qytetarë. Dozën e parë e kanë pranuar 1.477, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 11.431 qytetarë. Në Maqedoni janë aplikuar 442.928 doza me vaksina, ndërsa deri tani janë rivaksinuar 187.120 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine si dhe 35% e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë.

“Regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për të caktuar termin për vaksinim”, thonë nga MSH.

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera