×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Reçica u kërkon komisioneve të KES-it të punojnë për pagën minimale dhe kontratën kolektive

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Nën kryesimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Ekonomik-Social, ku nga anëtarët e pranishëm janë miratuar vendimet për konsolidimin e pesë komisioneve profesionale, në përbërjen e të cilave janë përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, organizatat e të punësuarve (sindikatat) dhe organizatat e punëdhënësve.

    Menjëherë pas miratimit të këtyre komisioneve, ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ka kërkuar nga Komisioni profesional për financa, ekonomi dhe privatizim, që sa më parë të fillojë punën për analizimin dhe sjelljen e propozimit profesional për pagën minimale në vend, për miratim në KES, për t’u proceduar pastaj për qeveri.

    Gjithashtu, ministri Reçica një kërkesë të tillë e ka adresuar edhe tek Komisioni profesional për legjislacion, që të nisë sa më parë punën për hartimin e kontratës kolektive në vend, e cila do të ishte e pranueshme për të gjitha palët duke pasur për bazë edhe situatën pandemike dhe para së gjithash të jetë një kontratë e zbatueshme nga të gjitha palët.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë ditës së sotme pati disa aksione për lidhjet ilegale të ujit që po bëhen në pjesë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me vajzën e tij, Rozin, kanë vizituar Bjeshkët e Lumbardhit, që janë 2 mijë e 100...
    Lajme19 Korrik 2025
    Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e KFOR-it, në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W),...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Mbi 1 orë e 40 minuta janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë....
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Pas disa ditësh kur vala e të nxehtit u zbut, kjo fundjavë ka rezervuar kushte të qëndrueshme atmosferike, që do të vijojnë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 28-vjeçar me inicialet M.S. në Prishtinë, pas një kontrolli rutinë nga njësitë policore. Gjatë kontrollit,...
    Lajme19 Korrik 2025
    Zyrtarët e Komisionit Evropian shprehin shqetësim për faktin se në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet, gjë që po vonon ratifikimin e...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj, janë takuar pasditen e sotme në lagjen Pejton të Prishtinës. Ndonëse...
    Lajme19 Korrik 2025
    Allen Muhiq ishte nëntë vjeç kur zbuloi se Advija dhe Muharemi nuk ishin prindërit e tij biologjikë dhe se babai i tij...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.