Lajme

​Rama thotë se nuk loboi për futjen e PDK-së në qeveri

​Rama thotë se nuk loboi për futjen e PDK-së në qeveri
12:43 | 03 Korrik 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët për medie me homologun e tij, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë qëndrimit në Kosovë nuk ka lobuar për përfshirjen e PDK-së në qeverinë Hoti.

I pyetur për ketë dhe deklaratat tij për bashkim, pas propozim aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli.

Kryeministri shqiptar tha se kjo nuk është e drejtë e tij, derisa theksoi se zgjerimi apo “ngushtimi” i qeverisë i takon qeverisë Hoti.

Rama: Nuk lobova për futjen e PDK-së në qeveri

“Unë nuk ka asnjë të drejtë dhe natyrisht nuk marrë përsipër në asnjë mënyrë t’iu tregojë miqve në Kosovë se çfarë të bëjnë për ata që është detyra e tyre e jetës politike. Nuk mendoj që jam aq i zgjuar që nga Tirana të jap mend se si qeverisët në Kosovë… është e drejta e tyre, a e zgjerojnë qeverinë a e ngushtojnë qeverinë. Kjo është e drejta dhe detyra e tyre”, tha ai.

Përfito FALAS një pushim për çift në Budva

Të tjera