Ekonomi

​Punime rrugore në autostradën “Arbën Xhaferi” në pjesën Doganaj-Hani i Elezit

​Punime rrugore në autostradën “Arbën Xhaferi” në pjesën Doganaj-Hani i Elezit
13:31 | 09 Korrik 2020

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se duke filluar nga data 11.07.2020 (e shtunë) e deri në përfundim të punimeve, do të ketë punime rrugore në autostradën “Arbën Xhaferi” ndërmjet nyjës në pjesën Doganaj-Hani i Elezit.

Përgjatë këtij segmenti rrugor, aktivitetet e punimeve në këtë pjesë të kësaj autostrade, do të zhvillohen në mirëmbajtjen e fugave të dilatimit të urave.

Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit qarkulluese të trafikut në gjatësi, duke vendosur shenja të përkohshme adekuate të trafikut për paralajmërim të punimeve rrugore me ç’rast pas përfundimit të punimeve do të largohen menjëherë.

Punimet do të kryhen në dy drejtimet, nyja Doganaj-Hani i Elezit dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e këtyre punimeve.

Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë

Të tjera