×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 15 personave

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër 15 të pandehurve për veprat penale falsifikimi i dokumenteve, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe shmangia nga tatimi.

    Të akuzuarit janë: N.L, B.A, A.K, B.R, B.A, B.Z, B.R, E.P, E.G, F.H, T.V, SH.R, A.H, M.H, dhe H.S.

    Në periudhën kohore nga mesi i vitit 2018-05.07.2019, në vazhdimësi janë përfshirë në aktivitetin kriminal të poshtëshënuar, ku i pandehuri N.L. duke vepruar si i vetëm, e në disa raste pas marrëveshjes paraprake në bashkëkryerje me të pandehurin B.A, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për veti, me anë të programit kompjuterik “Corel Draw” me pajisje të sofistikuara fillimisht përpilonin dokumente publike të falsifikuara dhe të njëjtat më pas edhe pse e kanë ditur se nuk janë të vërteta u kanë siguruar dhe shitur personave të ndryshëm, më saktë tani të pandehurve: A.K, B.R, B.A, B.Z, B.R, E.P, E.G, F.H, T.V, SH.R, A.H, M.H, dhe H.S, ku për të pandehurit e lartcekur janë siguruar prova nga të cilat vërtetohet se të njëjtit kanë aplikuar për vizë në Ambasadën amerikane në Shkup, të cilat të dhëna pas verifikimit dhe krahasimit janë vërtetuar se janë të falsifikuara dhe nuk korrespondojnë me të dhënat reale përkatëse.

    Po ashtu, tani i pandehuri N.L. ka deponuar mjete financiare në llogaritë përkatëse në bankat afariste të Kosovës, e pastaj ka realizuar si transferuare, tërheqje kesh, përshkrimi pagesë për mall në kompani të ndryshme, e që në rastin konkret i pandehuri i lartcekur me qëllim është munduar të fshehë apo të i shmanget, në tersi, pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera që kërkohen me ligj, duke mos i përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij, pasurinë e tij, gjendjen ekonomike dhe fakte të tjera relevante për vlerësimin e detyrimeve të tilla, ku i pandehuri N.L. nga qarkullimi i përgjithshëm bankar në periudhën kohore 2014-2019 me bizneset e tij të potencuara në aktakuzë, e që nënkupton shumën e parave sipas të dhënave të gjetura lidhur me deponimet, transferet dhe importet e realizuara nga këto subjekte afariste, gjegjësisht shmangie të përgjithshme në TVSH dhe TAK në shumë prej 964,778.77 euro, me ç’rast i njëjti nuk i përfshin këto informata lidhur me të ardhurat e tij dhe në këtë mënyrë dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës.

    Në aktakuzë i është propozuar gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

    Nga Rubrika
    Front TV14 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në këtë fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatë,...
    Lajme14 Janar 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot lidhur me suspendimin e para disa të ditëve të...
    Lajme14 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., pasi i njëjti dyshohet...
    Të tjera
    Vip14 Janar 2025
    Xheneta është veshur me bikini teksa endej nëpër shtëpi dhe i afrohet Xuxit dhe e provokon. “Xux a të kam thënë që...
    Lajme14 Janar 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot lidhur me suspendimin e para disa të ditëve të...
    Vip14 Janar 2025
    Xuxi ka thënë se nuk i mbetet merak finalja dhe më shumë do të gëzohej nëse do të shkonte në shtëpi. Ai...
    Vip14 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta, ka qëndruar e zhveshur në oborr. E reagimet pasuan nga banorët e tjerë...
    Lajme14 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., pasi i njëjti dyshohet...
    Lajme14 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.