Lajme

​Pezullohet puna në objektin e ambulancave specialistike në QKUK

​Pezullohet puna në objektin e ambulancave specialistike në QKUK
14:44 | 11 Nëntor 2020

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, në nivel të SHSKUK-së, ka vendosur të pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me COVID-19.

QKUK do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësorë.

Ky vendim do jetë në fuqi deri në një vendim tjetër, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan

Të tjera