[wp-story]

Lajme

​Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën

​Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën
22:12 | 11 Shtator 2020

Pas vendimit të sotëm të MTI-së për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës dhe të djathit me përmbajtje vaj palme, Shoqata e fermerëve të Kosovës anulon konferencën mediale të paraparë për nesër. Poashtu anulon edhe protestën e paraparë për të hënën më 14 shtator.

“Vendimi i sotëm, ndonëse vetëm përkohësisht e ndalon vajin e palmës neve na krijon hapësirë për të marrë frymë dhe për të plasuar qumështin vendor në treg. Poashtu kemi marrë premtime të drejtpërdrejta nga organet qeveritare që ne fermerët, grumbulluesit e qumështit dhe përpunuesit e tij do të jenë pjesë e grupeve punuese për ndërmarrjen e hapave të tjerë”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

MTI ndalon importin e vajit të palmës

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera