×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Parlamenti i Shqipërisë voton, Meta nuk shkarkohet

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Kuvendi i Shqipërisë miraton rekomandimin e raportit për çështjen e shkarkimit të Presidenti Meta.

    Me 78 vota pro është vendosur që Presidenti Meta të mos shkarkohet sipas gjetjeve dhe të raportit që Ulsi Manja paraqiti më herët kur tha se shkeljet e presidentit Meta nuk janë të rënda deri në shkarkim, por se ka rekomandime.

    Ndërkohë 17 vota ishin kundër dhe 8 abstenim.

    Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit.

    Kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se shumica do të iniciojë një nismë për një ligj organik për institucionin e Presidentit.

    “Është koha që Kuvendi ti jap drejtim qartësimit të kompetencave formale dhe substanciale, një ligj organik për Presidentin, ku të përfshihen përcaktimet për mosbllokimin e proceseve zgjedhore, të evitohet precedentët skandaloz, të bëhet një thjeshtim për dispozitat për emërimin e anëtarëve të gjykatës, sipas rekomandimeve të komisionit dhe mekanizmat zhblokues.

    Nuk mund të ndodhë më që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra. Të gjitha duhen adresuar, jo për Ilir Metën, por institucionin e presidentit, që sot është kapur për fyti dhe përdoret si instrument për të bërë politikë partiake, për të nxitur konflikt dhe për të ushqyer konflikt. Ne kemi një president me Hënë, sa herë Hëna rrotullohet në drejtimin e duhur dhe bashkëpunon si në rastin e COVID ne jemi në dispozicion për të bashkëpunuar” tha ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është arrestuar shtetasi shqiptar K. L., 24-vjeç, i cili do të ekstradohet në Itali....
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Gjermania është përshirë në greva, me ndërprerje të punës që godasin shërbimet publike në vend duke përfshirë sot edhe sistemin e transportit...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Parlamenti i Greqisë zgjodhi ish-kryetarin e tij, Constantine Tassoulas, si president të vendit të mërkurën, duke miratuar kandidatin e qeverisë konservatore për...
    Të tjera
    Vip12 Shkurt 2025
    Ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi mbrëmë ka qenë pranë Xhenetës. Kështu ka bërë të ditur...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar vaktinë e Ramazanit për vitin 2025. Muaji më i shenjtë për myslimanët nis më 1 mars,...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Edward Joseph, profesor amerikan, ka komentuar zgjedhjet në Kosovë, të cilat përfunduan me 9 shkurt. Në një artikull të Financial Times, ku u kritikua...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të tretën ditë e radhë, po vazhdon deshminë Sylejman Selimi, i cili...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit të Zvicrës, Korab Rashiti, thotë se kështu do të dukej një qeveri e unitetit kombëtar –...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 340,690...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.