×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Papa Françesku: Nënë Tereza, punëtore e palodhur e bamirësisë, lutu për ne

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Shenjtërimi i Nënë Terezës është përkujtuar edhe nga Papa Françesku përmes një postimi në twitter, ku ka drejtuar një lutje te posaçme.

    “Nënë Tereza, punëtore e palodhur e bamirësisë, lutu për ne, që mënyra jonë e veprimit të jetë gjithmonë dashuria falas, që të derdhet te të gjithë pa dallim gjuhe, kulture, race apo feje!”, shkruan papa Françesku në postimin e tij në Twitter.

    Si sot katër vite më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza, që për miliona njerëz anembanë botës ishte shenjtore edhe për së gjalli, u shpall zyrtarisht edhe nga Vatikani si e tillë.

    5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes më 1997.

    Shën Tereza “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj.

    Anjeza Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910 në një familje shqiptare. Në moshën 18-vjeçare ajo iu bashkua një manastiri irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza.

    Më pas, ajo u nis me mision për në Indi, në qytetin e Kalkutës. Aty Nënë Tereza themeloi urdhrin e saj Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, çka e kreu më përkushtim deri në fund të jetës së saj. /ATSH/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Shkurt 2025
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për krijimin e një "ushtrie të Evropës" mes shqetësimeve në rritje se SHBA mund...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, heqjen e aseteve ushtarake ndër vite e cilësoi si një gabim të pafalshëm, ai se...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Të tjera
    Vip15 Shkurt 2025
    Në televotimin e sotëm pjesë ishin Gerta. Aldo, Indriti, Livia Gjesti dhe Rozana. Banori që largohet sipas votave të publikut është Indriti....
    Vip15 Shkurt 2025
    Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij,...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.