×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pacientët me Covid-19 të pakënaqur me stafin shëndetësor në QKUK

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Pacientë të shtrirë me Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare, po shprehen të pakënaqur me trajtimin që po u bëhet ditëve të fundit nga stafi shëndetësor.

    Derisa po dyshohet se gjatë mbrëmjes, katër persona kanë vdekur si shkak i problemeve me aparaturave të oksigjenit.

    G.A tregon për KosovaPress, se që nga e hëna nëna e saj është konfirmuar me Covid-19. Në kushte anonimiteti ajo rrëfen se përkujdesi shëndetësor është minimal, dhe se dje gjatë ditës u kanë thënë që ka mungesë oksigjeni, ku të gjithë pacientët në një dhomë mbrëmë kishin qëndruar me një bocë oksigjeni.

    “Nëna ime që nga e hëna është e shtrirë në Klinikën e Pulomologjisë. Gjendja e saj shëndetësore ka qenë e rënduar e sidomos frymëmarrja. Pas pranimit (edhe pse në Klinikë është pranuar me vështirësi edhe përkundër gjendjes së përkeqësuar dhe dërgimit të saj me ndihmë të shpejtë duke i thënë se nuk ka vend). Trajtimi nuk është në nivelin e duhur. Ndoshta në mungesë të stafit. Ia dërgojnë tri doza për infuzion të cilat duhet të ndërrohen njëra pas tjetër por, as ato nuk ka kush tua ndërroj derisa gjaku u rrjedh nëpër duar”, tregon ajo për KosovaPress.

    Ndër të tjera, ajo thotë se edhe familjarët tjerë kanë pasur simptoma, por që të njëjtëve nuk iu është bërë testimi për Covid-19.

    “Edhe babi im ka qenë me kollë, dhimbje gjoksi, ethe dhe temperaturë. Po nuk ia kanë ba testin. Madje kur ka kërkuar që t’i bëhet testi, përgjigja e tyre ka qenë kjo gëzohu qe po ia bëjmë gruas tënde”, tregon ajo.

    Madje mbrëmë, G.A ishte informuar nga nëna e saj që iu është kërkuar nga stafi shëndetësor ta ruajnë oksigjenin.

    “Dje datë 04.07.2020 gjatë bisedës telefonike që kisha me nënën më tregoj se ju kanë thënë që ta ruajnë oksigjenin gjatë ditës sepse nuk ka oksigjen gjatë natës për shkak të mungesës se tij. Ne një dhome gjitha natën pacientet kanë qenë vetëm me një bocë të oksigjenit”, shton ajo.

    G.A nga Prishtina thotë se për nënën e saj e cila është e shtrirë nga e hëna në Pulmologji, po përkujdeset motra, pasi siç tregon ajo stafi nuk “t’i lëshon as sytë”.

    “Fatkeqësisht nuk kam pas mundësi t’i shoh këto gjera, por motra ime dhe nëna që tregojnë. Edhe pse me Covid aty duhët të qëndroj dikush i familjes të përkujdeset për ty sepse nga mjeket dhe stafi tjetër askush nuk t’i lëshon sytë”, shprehet ajo.

    Forca të shtuara të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë vendosur mëngjesin e sotëm para Klinikës Infektive në QKUK.

    Mëngjesin e së dielës policia kishte bllokuar hyrjet për në këtë klinikë.

    Ndërkohë, që është raportuar se dyshohet për raste të reja të vdekjes se personave të prekur me Covid-19.

    Kujtojmë se vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2023
    Nëntë persona janë arrestuar në operacionin Anti-terror të policisë në fshatin Banjskë të Zveçanit. Por, në mungesë të provave Prokuroria Speciale i...
    Lajme27 Shtator 2023
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka ndërtuar një paralele mes Vuçiqit, Vulinit dhe Radojiçiqit dhe Millosheviqit, Sheshelit, e Arkanit. Sipas tij,...
    Lajme27 Shtator 2023
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Shtator 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti dorëzimin e parë të tankeve amerikane Abrams në Ukrainë. ”Kontributet e rëndësishme nga aleatët...
    Sport27 Shtator 2023
    Sassuolo ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Interit. Ishte Nedim Bajrami që realizoi gol të bukur në minutën e 54-të të ndeshjes....
    Lajme27 Shtator 2023
    Analisti Agon Maliqi e vlerëson si të drejtë idenë e presidentes Osmani që drafti për Asociacionin të bëhet me SHBA-në. Ai thotë...
    Lajme27 Shtator 2023
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së, Rashit Qalaj duke iu referuar sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës në Banjskë...
    Vip27 Shtator 2023
    Soni Malaj ka performuar së fundmi në Merano dhe ka habitur publikun atje për vokalin e saj. Ajo është ndër artistet më...
    Lajme27 Shtator 2023
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës, duke thënë se Serbia e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.