Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka vizituar mbrëmjen e së mërkurës familjen e heroit Agim Ramadani në fshatin Zhegër të Gjilanit.
Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se guximi e dashuria për atdheun që treguan në kohët më të vështira Agim Ramadani bashkë me mijëra burra e gra të Kosovës duhet të jetë udhërrëfyes yni i gjithhershë.
Ky është statusi i Osmanit:
E nderuar sonte të pritem në Zhegër te familja e heroit Agim Ramadani. Aty ruhen të gjitha pikturat e tij, por edhe guri i kufirit që kishin thyer Agim Ramadani me shokë. Një shembull i jashtëzakonshëm që dëshmon se ideali për vendin thyen çdo pengesë e sfidë, sado e vështirë që mund të duket. Guximi e dashuria për atdheun që treguan në kohët më të vështira Agim Ramadani bashkë me mijëra burra e gra të Kosovës le të jetë udhërrëfyes i yni i gjithhershëm.

Të tjera
-
18:37 | 23 Shkurt 2021
-
18:35 | 23 Shkurt 2021
-
18:33 | 23 Shkurt 2021
-
18:21 | 23 Shkurt 2021
-
18:19 | 23 Shkurt 2021
-
18:11 | 23 Shkurt 2021
-
Bota/Rajoni15 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me…18:03 | 23 Shkurt 2021
-
18:02 | 23 Shkurt 2021
-
18:00 | 23 Shkurt 2021
-
17:55 | 23 Shkurt 2021
-
17:52 | 23 Shkurt 2021
-
17:49 | 23 Shkurt 2021