[wp-story]

Lajme

​Orari i ri i autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë

​Orari i ri i autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë
11:32 | 16 Nëntor 2020

Autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë do të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 19:00. Reduktimi i orarit të qarkullimit erdhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reja antiCOVID-19.

Nga Trafiku Urban njoftojnë se vetëm linja e aeroportit dhe linja e fshatit Keçekollë do të qarkullojnë sipas orarit të rregullt.

“Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit, në mbrëmje deri në ora 19:00. Autobusët e Trafikut Urban do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 19:00, përveç në Linjen 1A (qarkullimi për aeroport dhe anasjelltas) dhe Linja 15 (fsh. Keçekollë), që në këto dy linja do të përfundohet qarkullimi sipas orarit normal të tyre. Andaj, duke e zbatuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/42 të datës 11.11 2020 për mbrojtje nga pandemia COVID-19, me kete orar do te vazhdon qarkullimi i autobusëve tanë, deri në nxjerrjen e ndonjë vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse. Vendose maskën mbroje vetën dhe të tjerët! Për më shumë sqarime, mund të kontaktoni Qendren e Thirrjeve përmes telf. & Viber: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera