Ekonomi

​OEAK dhe OEK: Partitë politike t’i lënë anash inatet politike dhe ta shpëtojnë ekonominë

​OEAK dhe OEK: Partitë politike t’i lënë anash inatet politike dhe ta shpëtojnë ekonominë
16:50 | 02 Korrik 2020

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, sot kanë apeluar që zhvillimet politike në vend të mos ndikojnë në agjendën ekonomike dhe kuvendi sa më parë ta miratojë rishikimin e buxhetit.

Vendi ka nevojë për rimëkëmbje ekonomike, rënia ekonomike pritet të jetë minus 5 përqind.

Kështu është thënë në një konferencë të përbashkët për media nga OEAK dhe OEK.

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi theksoi në mënyrë që sa më lehet të kalohet kjo krizë, deputetët duhet të marrin veprime për rishikimi i buxhetit, jo më larg se dy javët e ardhshme.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka theksoi assesi nuk kanë besuar që faza e emergjente dhe ajo për rimëkëmbje ekonomike të pengohet nga partitë parlamentare.

“Kjo është thirrje e jona drejtuar partive politike që të lënë anash inatet politike dhe të veprojnë për vendimmarrje për ta shpëtuar ekonominë”, tha Zeka.

Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company

Të tjera