×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Odat ekonomike kërkojnë themelimin sa më të shpejtë të Gjykatës Komerciale

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuar me përfaqësues të Odave ekonomike në Kosovë me të cilët ka diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike gjatë dhe pas pandemisë Covid-19, si dhe për themelimin e Gjykatës Komerciale, me ç‘rast u theksua rëndësia e kësaj gjykate për bizneset dhe investitorët në Kosovë.

    Selimi vuri në dukje se Ministria e Drejtësisë së bashku me partnerët strategjikë, SHBA-në, ka ndërmarrë iniciativë për të finalizuar ligjin për Gjykatën Komerciale që sipas tij do të trajtojë çështjet e kontesteve komerciale.

    “Çështja e Gjykatës Komerciale ka dalë nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe është parë si shumë e nevojshme për t’iu qasur në mënyrë më serioze kontesteve komerciale. Artikulimi në një shtyllë i çështjeve komerciale i zgjidhë ato me ekspertizë, ulë riskun e të bërit biznes, riskun e kontesteve, riskun e fitimit pasi mbrohet me një gjykatë e cila merret ekskluzivisht me këtë çështje”, ka thënë ai.

    Sipas tij, themelimi i Gjykatës Komerciale fuqizon sistemin e drejtësisë në vendin tonë dhe ofron siguri për çdo biznes dhe investitor në Kosovë.

    “Përfitim kryesor i themelimit të gjykatës është se të gjitha kontestet ndërmjet bizneseve, por edhe të gjithë afaristët do të kenë një adresë. Kërkesë të veçantë kam pasur që të ekzistojë një panel i veçantë për investime direkte të huaja, në mënyrë që kjo të ofrojë siguri për investitorët e jashtëm”, tha Selimi.

    Ndërsa përfaqësuesit e Odave, falënderuan ministrin Selimi për bashkëpunim, duke vlerësuar të rëndësishëm themelimin sa më të shpejtë të Gjykatës Komerciale.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, duke komentuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka kritikuar Qeverinë Kurti. Demolli e PSD-së theksoi se...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë ka pranuar informata se një subjekt biznesor, i cili operon në kryeqytet, bën shitjen...
    Kronika05 Dhjetor 2023
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtërpcë, konkretisht në fshatin Bajnicë të Kaçanikut. Lajmin...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    “Modeli i qeverisjes së mirë lokale në Prizren, është modeli që ia ofrojmë Kosovës në nivelin qendror pas zgjedhjeve të ardhshme”. Kështu...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi tha në Frontal në T7 se injorimi i Policisë së Kosovës nga UNMIK-u e kishte rritur numrin...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë janë mbledhur qytetarë për të protestuar kundër vrasjes së grave. Protesta ka nisur në orë 18:00...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Avokatja Fehmije Bytyqi tha se ka informacione se Policia dhe Prokuroria e dinin se Naim Murseli ishte porositësi i vrasjes së bashkëshortes...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës Çashkë të Velesit përfundimisht filloi mësimi shqip për nxënësit e klasës së parë. Lajmin e...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Kryetari i Zubin Potok, Izmir Zeqiri ka thënë se është i gatshëm të përkrahë çfarëdo rezultati nëse kërkesa e serbëve për shkarkimin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.