×
  • Lajme
  • Lajme

    ​OAK dhe OEMVP: Të largohen testet për COVID-19 në mes të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Largimi i testimeve obligative PCR gjatë qarkullimit me Maqedoninë e Veriut, heqja e kufizimit të orarit në sektorin e gastronomisë, lejimi i punës së restoranteve që të shfrytëzojnë edhe hapësirën brenda si dhe heqja e kufizimit për ndalimin e aktiviteteve që kërkojnë grumbullimin e më shumë se 5 personave, veçanërisht, për bizneset, ishin temë e diskutimit gjatë takimit të organizuar në mes të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj.

    OAK ka kërkuar heqjen e testeve obligative në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi ajo po e pengon në masë të madhe qarkullimin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, dhe po sjell problem për lëvizjen e punëtorëve nga Kosova për në Maqedoni dhe anasjelltas, të cilët punojnë në fabrikat e të dy vendeve.

    Kryetari i OAK-ut Skënder Krasniqi ka theksuar faktin se kjo është një paradoks në vete kur dihet se ne nuk ka një kufizim të tillë me Shqipërinë, e as Maqedonia me Shqipërinë.

    OAK ka transmetuar edhe kërkesën tjetër të bizneseve te MSH, e cila ka të bëjë me largimin urgjent të kufizimit të orarit deri në orën 22:30, sigurisht, duke rritur kontrollin, respektimin e masave të mbrojtjes së shëndetit dhe distancave, mirëpo, kufizimet të largohen për shkak të lehtësimit të lëvizjeve të lira të qytetarëve dhe funksionimit të bizneseve.

    Kjo duhet të merret parasysh veçanërisht kur dihet se sektori Horeca është në gjendje shumë të vështirë financiare dhe ky kufizim është duke e dëmtuar edhe më shumë atë dhe se kur jemi në prag të stinës së vjeshtës, funksionimi vetëm në hapësirat e jashtme do të jetë i pamundur për shkak të ndryshimit të temperaturave.

    OAK ka shprehur shqetësimet se si pasojë e pandemisë shumë biznese janë buzë falimentimit, gjë që nënkupton se domosdoshmërisht numri i punëtorëve do të zvogëlohet drastikisht pasi që, bizneset nuk kanë si të paguajnë.

    Kërkesë tjetër e OAK-ut, ishte edhe heqja e kufizimit që ndalon grumbullimin e më shumë se pesë personave, ku kjo po ndikon në pezullimin e shumë aktiviteteve biznesore.

    OAK i është drejtuar edhe Qeverisë, për largimin e pikës 15 të vendimit të mbledhjes së nëntë, ku thuhet se nëse një person identifikohet se është pozitiv me COVID-19, duhet të izolohen të gjithë punëtorët e atij sektori, me ç’rast për bizneset kjo është pothuajse e pamundur.

    Ndërsa, kryetari i OEMVP-së Nehbi Hoxha ritheksoi faktin se vendosja e PCR testit obligativ mes dy vendeve tona është paradoksale dhe po krijon bllokada.

    “Ne kemi shumë biznese me punëtorë nga të dy vendet dhe me këtë rast po paraqitet problemi i lëvizjes së punëtorëve. Kjo ka bërë që kostoja e udhëtimit të rritet dhe njëkohësisht ka ndikuar shumë në kapacitetin prodhues të kompanive në Maqedoni”, ka thënë ai.

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se janë duke rivlerësuar masat e ndërmarra dhe duke rishikuar mundësitë për largimin e kufizimit të lëvizjes, kthimit të orarit të më hershëm të punës, por vetëm me rritjen e masave mbrojtëse dhe kontrolleve. Një gjë e tillë, do të bëhet pas rivlerësimit të situatës, në vend ritheksoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Shkurt 2025
    Qeveria e Kosovës e ka publikuar logon zyrtare shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në njoftimin e qeverisë është...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Exhan Galushi, e konsideron si të hershme diskutimin e formimit të Qeverisë.  ”Mendoj se është herët...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur sot një fjalim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë me kërkesë të kryetares së...
    Të tjera
    Lajme12 Shkurt 2025
    Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Të dielën që lam pas, Kosova ka mbajtur Zgjedhjet Parlamentare. Sipas rezultateve të para, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si fituese e këtyre...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell por me vranësira të shpërndara. “Mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat parashihen të...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit, ku menjëherë pritet shtim i vranësirave, të...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Presidenti Donald Trump përsëriti deklaratën për planin e tij që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Gazës dhe për zhvendosjen e...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Përfaqësuesi ligjor i kompanisë CACTTUS, Arianit Koci, ka thënë se kjo kompani është kontraktuar nga OSBE-ja për ta zhvilluar Aplikacionin Softuerik për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.