Lajme

​Një vjet nga dorëheqja e Haradinajt: Njëjtë do të veproja sërish, nuk e çoj shtetin para hetuesve

​Një vjet nga dorëheqja e Haradinajt: Njëjtë do të veproja sërish, nuk e çoj shtetin para hetuesve
21:14 | 22 Korrik 2020

Më 19 korrik janë bërë një vit prejse Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, pas një ftese që i kishte shkuar në zyrën e tij të kryeministrit nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se të njëjtin veprim do ta bënte në secilën situatë. Ai ka thënë se shtetin nuk do ta çonte para hetuesve.

“Vendimi çdoherë do të ishte i njëjtë. Kurrë s’do ta dërgoja aspekte të sovranitetit para hetuesve. Shteti im, populli im… kurë s’do ta rëndoja me këto procese”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Haradinaj ka thënë se sovraniteti dhe integriteti i shtetit janë shumë të rëndësishëm krahasuar me fatet personale.

“Sovraniteti dhe integriteti janë strikt. Nuk nxjerret para diskutimit për çfarëdo arsye”, ka theksuar Haradinaj.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se i kishin sugjeruar që të mos jap dorëheqje nga ai post, por ka thënë se nuk i kishte dëgjuar këshillat.

“Mua më kanë sugjeru që të mos jap dorëheqje, sepse do të isha më i dobët pa postin e kryeministrit. Nëse unë duhet me kalu edhe nëpër një sfidë, nëpër një nënçmim, do të kaloj, por jo shteti im”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka shprehur besimin e tij që presidenti Hashim Thaçi do të jap dorëheqje në rast se i konfirmohet aktakuza nga Specialja.

“Dorëheqja e presidentit do të ndodh nëse konfirmohet aktakuza”, ka theksuar ai.

Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan

Të tjera