[wp-story]

Kronika

​Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

​Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë
13:55 | 18 Prill 2021

Ditën e djeshme në Mitrovicë ka ndodhur një vrasje në Tregun e Gjelbër të qytetit, ku si pasojë e një konflikti të çastit një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, ndërkaq i dyshuari për këtë rast është ndaluar me urdhër të prokurorit.

Sot, me datë 18 prill 2021, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë treguar se “Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji”.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera