×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Një muaj paraburgim për vrasje të rëndë dhe dy tentim vrasje

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit C. I., shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe dy vepra tjera penale të vrasjes në tentativë.

    Më 07 korrik 2020 rreth orës 03:00, në Bardhaniq të Gjakovës, në shtëpinë e tani të ndjerit N.M., me dashje për motive ende të panjohura, me mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta tani një 60- vjeçar, po ashtu, i pandehuri C. I., i godet me thikë të dëmtuarit D.M. dhe M.M. duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit e më pas me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes.

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Shaqir Zika, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

     

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Kronika28 Shtator 2023
    Mëngjesin e së mërkurës në Malishevë është shoqëruar në stacionin policor një person i dyshuar, meqë pas një mosmarrëveshjeje pronësore ka kanosur...
    Kronika28 Shtator 2023
    Të mërkurën rreth orës 11:00, ankuesi ka informuar Policinë në Prishtinë se bashkëshortja e tij në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike...
    Kronika28 Shtator 2023
    Në Voksh të Pejës, të mërkurën është arrestuar vozitësi i kamionit të një kompanie për grumbullimin e mbeturinave, pasi që dyshohet se...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot që Serbia të sanksionet e ndëshkohet ndërkombëtarisht pas ngjarjes së të dielës, ku një grup i...
    Vip28 Shtator 2023
    Arbana Osmani kohët e fundit duket se ka filluar të përgatitet për sezonin e ri të “Big Brother”. Por ky vit do...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat ku është shprehur se Bashkimi Evropian duhet të dalë...
    Lajme28 Shtator 2023
    Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës duhet të miratohet një Rezolutë që dënon terrorizmin...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth ngjarjes së të dielës ku mbeti i vrarë një rreshter policor, pas sulmit ngas grupi terrorist...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut po teston dronët nënujorë dhe inteligjencën artificiale për përdorim të mundshëm gjatë operacioneve detare, sipas...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.