×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nis rehabilitimi i sheshit “Adem Jashari” dhe ndërtimi i ndriçimit publik në Prekaz e Qirez

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Sot ka filluar rehabilitimi i sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj dhe ndërtimi i trotuarit e ndriçimit publik në qendrat e bashkësisë lokale të Prekazit dhe Qirezit.

    Këto projekte bashkë financohen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Demos nga njëra anë dhe komuna e Skenderajt nga anë tjetër, në kuadër të grantit të performancës, grant ky të cilin komuna e Skenderajt e ka fituar si rezultat i qeverisjes së mirë.

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u shpreh i lumtur që si rezultat i qeverisjes së mirë të komunës që ai udhëheq këtë vit do të realizohen 3 projekte, të cilat kapin vlerën totale prej 265 mijë euro, prej të cilave 207 mijë janë shpërblim nga granti i performancës ndërsa 58 mijë janë bashkëfinancim nga Komuna e Skenderajt.

    Duke folur rreth rehabilitimit të sheshit “Adem Jashari”, i cili kap vlerën totale prej 75 mijë euro, kryetari Jashari theksoi se ky projekt është i mirëseardhur pasi që me të do të rehabilitohen disa nga pjesët ë dëmtuara të sheshit si dhe instalimi i sistemit të ujitjes dhe ndriçimit, duke u pasuruar edhe me pjesë të gjelbërimit dhe rekreacionit.

    Sa i përket projektit të ndërtimit të trotuarit e ndriçimit publik në qendrat e bashkësisë lokale të Prekazit dhe Qirezit, kryetari Jashari deklaroi se ky projekt i cili kap vlerën totale prej 115 mijë euro do të mundësojë kushte më të mira të lëvizjes së qytetarëve dhe me theks të veçantë të nxënësve të këtyre dy bashkësie lokale.

    Jashari ka bërë të ditur se ditët në vijim do të fillojë dhe projekti tjetër i ndërtimit të poligonit sportiv në Skenderaj, i cili do të krijojë kushte më të mira sportive e rekreacioni për fëmijë dhe të rinjtë të lagjes 2.

    Nga ana tjetër, zëvendësministret e MAPL-së, Fatbardha Emini dhe Magbule Shkodra, pasi përgëzuan kryetarin Jashari për angazhimin e tij në zhvillimin e komunës së Skenderajt, premtuan përkrahje edhe në realizimin e projekteve tjera.

    Në kuadër të kësaj vizite në Skenderaj, zëvendësministret Emini dhe Shkodra, bashkë me kryetarin Jashari bënë homazhe nderimi te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Policia ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Në njoftimin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëdhënësi për politikë të jashtme i Social Demokratëve në Gjermani (SPD), Addis Ahmetovic, ka kërkuar nga vendi i tij që ta dyfishojë...
    Të tjera
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në...
    Vip18 Korrik 2025
    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka paralajmëruar një këngë të re që do të publikohet sonte në ora 19:00. Me këtë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Bajram Gecaj, këshilltar për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës deklaroi sot se asnjëherë më parë nuk është bërë më shumë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për punën e tij në këtë qytet për katër vjet. Në emisionin “DPT Fidani”, ai...
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se të hënën do të ketë protestë para Kuvendit të Kosovës. Kjo protestë, vjen si shkak i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.