×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nga e hëna nis licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar ashpërsimin e masave antiCOVID-19, në kohën kur vendi po përballet me një numër në rritje të rasteve me fatalitet.

    Vetëm në tri ditët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 41 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, duke bërë që autoritetet shëndetësore të ashpërsojnë masat antiCOVD-19.

    “Nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave. Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

    Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare.

    Postimi i plotë:

    Duke parë numrin në rritje të rasteve dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët, jemi të obliguar që t’i ashpërsojmë masat!

    Kur e kam marrë mandatin si ministër i Shëndetësisë, në kohën kur ka filluar lehtësimi i masave, kam qenë i vetëdijshëm se do të ketë rritje të rasteve me Covid-19. Kam qenë i vetëdijshëm edhe për presionin nga dikastere të ndryshme për hapje.

    Është krejt ndryshe të menaxhohet pandemia në mbyllje totale, e krejt tjetër kur ke ekonominë në hapje. Por, kemi qenë të vendosur që ta ruajmë shëndetin publik, por paralelisht edhe atë ekonomik e mental.

    Në vazhdimësi kam bashkëpunuar me ekspertët shëndetësorë dhe institucionet përkatëse dhe bazuar në rekomandimet e tyre, kam ndërmarrë masat për menaxhimin e pandemisë.

    Por, pavarësisht masave që kemi marrë, në ditët e fundit kemi parë se ato masa nuk janë respektuar. Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoj, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve ato nuk u respektuan.

    Mbrëmë, unë vetë isha dëshmitar në terren, por gjithashtu kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Prandaj, nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave!

    Krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera.

    Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara.

    Ndërsa nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare!

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se policia dhe inteligjenca kanë mundësuar dështimin e qëllimeve të grupeve që në kufi me Kosovën,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me qëndrimin e tij ndaj Korporatës Energjetike...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëdhënësi i KFOR’it, Koloneli Salvatore Mascoli, është drejtuar përmes një videomesazhi lidhur me planin e Qeverisë Kurti për hapjen e Urës së...
    Lajme11 Shtator 2024
    1 mijë e 607 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 38...
    Kronika11 Shtator 2024
    Shtëpia e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit është bastisur nga njësia policore. Gjatë kontrollit, policia njofton se ka gjetur dhe...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një burrë në Podujevë ka njoftuar policinë se kishte pranuar një thirrje telefonike kërcënuese nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Sipas...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.