×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Në muajin qershor “Kosova B” realizoi planin e prodhimit me 116%

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), përmes një komunikate për media njofton se, edhe përkundër situatës së rënduar në gjithë vendin të krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, me angazhimin maksimal të menaxhmentit dhe punëtorëve TC “Kosova B” ka arritur që me sukses të jashtëzakonshëm të përmbyllë muajin qershor me një realizim të planit të prodhimit prej 116 %.

    Në këtë drejtim, u.d. i Drejtorit Ekzekutiv në TC “Kosova B”, Jonuz Saraçi tha se më datë 31 maj 2020 ka filluar riparimi dyzet ditorë i Bllokut B1.

    Sipas planit, startimi, apo fillimi i punës së Bllokut B1 ka qenë i paraparë të ndodhë më 11 korrik 2020. Mirëpo, pas një riorganizimi të mirë të punës dhe pas një angazhimi të shtuar të punëtorëve, përkundër pandemisë dhe problemeve përcjellëse kemi arritur që riparimin ta përfundojmë për 26 orë më herët se sa që ishte planifikuar.

    Duhet theksuar, shtoi ai, se krahas punës në B1, ku shumica e punëtorëve ishin të angazhuar, sfidë tjetër përbënte edhe angazhimi në mirëmbajtejn dhe operimin në Bllokun B2. Kushtet në të cilat punëtorët punonin vërtet ishin të rënduara, për shkaqet e theksuara më lartë, por përkundër saj rezultati dhe suksesi nuk kishte munguar.

    “Në Bllokun B2 për muajin qershor kishim tejkalim të planit për 16 për qind, pra kishim një realizim prej 116 për qind të planit të prodhimit. Kjo ishte vërtet një sukses i mirë, sepse të tejkalosh prodhimin në këto kushte nuk është edhe aq lehtë.

    Për më tepër, Jemi në pritje që edhe për muajin korrik të kemi rezultate të mira në prodhim si dhe tejkalim të planit. Deri më tani nuk kemi ndonjë problem, por shpresojmë se rezultatet do të përmbushen sipas planit. Nuk mundem pa i falënderuar të gjithë punëtorët që ishin angazhuar gjatë kësaj kohe, por edhe stafin udhëheqës të tyre që nuk kursyen mundin dhe djersën për të arritur rezultatet e lartëcekura. Së bashku do të vazhdojmë drejt sukseseve të tjera”-tha z.Jonuz Saraçi, ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv në TC “Kosova B”.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Mars 2025
    Një burrë është gjetura pa shenja jete në vendin e tij të punës gjatë mesnatës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren....
    Kronika15 Mars 2025
    Një person në Rahovec ka raportuar se i është vjedhur kasaforta në të cilën kishte pistoletën me 30 fishekë. Siç bëhet e...
    Kronika15 Mars 2025
    Është arrestuar një grua në Pejë pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së saj të mitur. Siç bën të...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të...
    Vip14 Mars 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka rrëfyer për emisionin “Piranjat” se është mashtruar dhe abuzuar nga klinika mjekësore Apluss...
    Lajme14 Mars 2025
    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka theksuar se opozita nuk ka mundësi për të formuar një qeveri, pasi partitë opozitare, përveç Nismës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.