[wp-story]

Lajme

​Në Bruksel diskutohet për pensionet dhe kadastrën – nuk ka përafrim të qëndrimeve

​Në Bruksel diskutohet për pensionet dhe kadastrën – nuk ka përafrim të qëndrimeve
15:04 | 29 Tetor 2020

Delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot në Bruksel, takimin e radhës me delegacionin e Serbisë, me ndërmjetësim të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Siç thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së Kryeministrit, temë e diskutimit ishte zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.

Në kuadër të kësaj teme sot është biseduar ekskluzivisht për pensionet dhe kadastrën.

Përkundër diskutimit të gjatë për këto tema, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Por megjithatë, është arritur pajtueshmëri që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme, pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve, të vazhdohet në takimin e radhës.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera