×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Murati: Projektligji për rimëkëmbje nuk i ndihmon ekonomisë

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Lëvizja Vetëvendosje nuk do të përkrahë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

    Deputeti Hekuran Murati në seancën e sotme plenare paraqiti kritika ndaj projektligjit për të cilin tha se ka mangësi dhe nuk i ndihmon ekonomisë.

    Ai tha se as tërheqja e dhjetë përqindishit nuk i ndihmon atyre që kanë nevojë, pasi pjesa e madhe e tyre nuk kanë të hyra në këtë fond pensional.

    Murati: Të vetmit që do të përfitojnë aty janë kryesisht ata të cilët kanë të hyra të rregullta

    “Sa i përket Trustit e kam theksuar edhe më herët të vetmit që do të përfitojnë aty janë kryesisht ata të cilët kanë të hyra të rregullta, kontrata dhe paga pak më të larta se mesatarja. Pjesa më e prekur nga kriza ekonomike nuk do të ndihmohet. Ne nuk jemi kundër që të ndihmohet edhe ata që nuk e kanë patjetër, por prioritetit duhet të jetë tek ata që nuk kanë fare pare në trust”, tha ai.

    Krahas kësaj ai tha se edhe ulja e TVSH-së për bizneset nuk ka synim për ruajtjen e punësimit në këtë sektor.

    Murati: Me uljen e TVSh-së nuk garantohet ruajtja e punësimit në gastronomi

    “Krejt çka ka këtu është një ulje e tvsh-së për bizneset të cilat e kanë pasur lobin pak më të fortë. Edhe kjo megjithatë nuk është zgjidhje, nëse synimi ka qenë që të rritet kërkesa në këtë sektor kjo nuk arrihet. Me uljen e tvsh-së nuk garantohet që do të ketë ulje të çmime e si rezultat të rritet edhe sasia e kërkuar për këto shërbime. Nëse nën anën tjetër, ka qenë ruajta e punësimit në këtë sektor që do të ishte primar në këtë rast, të ndihmohen kamerierët kryesisht as ajo nuk arrihet”, tha ai.

    Derisa paraqiti kritika edhe për marrjen e 100 milionë eurove nga AKP, pasi tha nuk dihet çfarë dedikimi do të kenë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Qeveria e vendit mbajti një mbledhje festive, në...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook,...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj, nga qelia ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes  një mesazhi në rrjete sociale ai...
    Të tjera
    Sport17 Shkurt 2025
    Futbolli kosovar është zgjuar me një lajm të kobshëm sot, pikërisht në ditën e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Është ndarë...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Papa Françesku po trajtohet për një “situatë komplekse klinike” dhe do të qëndrojë në spital për aq kohë sa të jetë e...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar mesazhin e Emisarit Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Grenell ka shkruar:...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, uroi Kosovën për festën e pavarësisë nga seanca e kuvendit këtë të hënë....
    Lajme17 Shkurt 2025
    Ministria e Punëve të Jashte të Izraelit ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë e Kosovës. MPJ e Izraelit ka uruar Kosovën në gjuhën...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi dhe ish-ambasadori i këtij vendi në ShBA, Miodrag Vllahoviq ka uruar Ditën e Pavarësisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.