×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Murati: Procesi i homologimit të automjeteve, zhvatje ndaj qytetarëve

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Projektligji për automjete që parashikon heqjen e homologimit për automjete nuk ka marrë sot votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

    Mos kalimi i këtij projektligji ka shkaktuar reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila një veprim të tillë e sheh si zhvatje për qytetarët.

    Deputeti Hekuran Murati në një konferencë për media ka thënë se homologimi për automjete është një detyrim i panevojshëm që duhet ta paguajnë qytetarët e Kosovës, siç u shpreh ai, për ta pasuruar një kompani.

    “Shpërfaqim edhe njëherë qëndrimin që u mbajt sot në seancë. Në seancën plenare e kishim një projektligj, i cili ishte plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjete apo ndryshe për heqjen e homologimit si obligim për qytetarët. Meqenëse konsiderojmë që është një detyrim i panevojshëm që nuk sjell vlerë të shtuar për qytetarët, në fakt përbënë vetëm zhvatje për ta, e gjitha kjo bëhet në emër të një procedure, por sa për ta pasuruar një kompani të vetme, e cila pastaj e shtrembëron konkurrencën në tregjet tjera, por edhe dikton politika qeveritare”, tha Murati.

    Ai po ashtu tha se mos votimi i këtij projektligji, i cili sot në seancën plenare mori vetëm 31 vota të Lëvizjes Vetëvendosje, tregoi se kush e përfaqëson interesin e qytetarëve e kush të Devollëve. Sipas deputetit Murati, përmes homologimit të automjeteve zhvaten 4 milionë euro në vit.

    “Bëhet fjalë për një zhvatje 4 milionë euro në vit, të cilën detyrohen ta paguajnë qytetarët e Kosovës. Sot në seancë u pa se ishin vetëm 31 deputetë që e mbështetën këtë projektligj, e që ishin larg asaj sa është e nevojshme. Dhe sot këtu u bë ndarja në mes të atyre që deputetëve e përfaqësojnë interesin e qytetarëve dhe Republikës, dhe në mes të atyre që përfaqësojnë interesat e Devollit”, tha Murati.

    Edhe bashkëpartiaku i tij, Liburn Aliu tha se derisa Ligji për Ushtrinë ka mbetur vetëm në letër, disa kompani si ajo e Devollëve po zhvillohen dhe kështu po dobësohet vendi.

    “Sot është e goditur nga politikat e shumta të dëmshme ndër të tjerash edhe nga politikat agresive të shtetit të Serbisë, i cili shtet në vazhdimësi po armatoset, ka politikë gjithnjë më të afërte karshi nesh. Duhet të mos harrojmë se kemi shpallur një ligj për ushtrinë, i cili ligj mbetet vetëm në letër dhe nuk pajiset me armë ushtria e Kosovës. Ndërkohë, kompanitë si Devolli e të tjera, gëzojnë dhe zhvillohen në vendin tonë, i cili po dobësohet çdo ditë. Ky vend ka nevojë për ndryshim të thellë dhe ai vjen vetëm përmes Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Aliu.

    Plotësim-ndryshimi i Ligjit të Automjeteve, i cili parasheh heqjen e homologimit të veturave, i cili është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, u kritikua nga partitë politike tjera në Kuvend.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....
    Të tjera
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk e do as izolimin e as mashtrimin. Përmes...
    Lajme18 Janar 2025
    Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për mediat serbe është pyetur edhe për rolin dhe angazhimin e SHBA-së...
    Sport18 Janar 2025
    Aktualisht, Marcus Rashford është opsioni më realist që Barcelona mund të transferojë në janar, megjithëse është larg të qenit e sigurt që...
    Lajme18 Janar 2025
    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka paraqitur raportin e saj mbi...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në një tubim zgjedhor në Lugun e Baranit tha se mbështetja e tyre është shenjë...
    Kronika18 Janar 2025
    Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.