Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​MSh me njoftim të ri për vaksinim kundër COVID-19

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ministria e Shëndetësisë ka shpjeguar procesin e caktimit të terminëve për vaksinim kundër COVID-19 në platformën E-Kosova.

    Nga MSH kanë thënë se caktimi i terminit është në versionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare; personat me sëmundje kronike dhe qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor; Mësimdhënës dhe Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK).

    Ky është njoftimi i plotë:

    Informata për procedurat e caktimit të termineve për vaksinën kundër COVID-19

    Të nderuar qytetarë,

    Bashkëngjitur gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova.

    https://ekosova.rks-gov.net/

    Caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare; personat me sëmundje kronike dhe qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor; Mësimdhënës dhe Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK).

    Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori në e qytetarëve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:

    • Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;

    • Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;

    • Punëtorët shëndetësor, mësimdhënësit, forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me me radhë.

    Këto kategori janë në proces të vaksinimit bazuar në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.

    Vërejtje: Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në eKosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

    Në vijim, hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:

    Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

    I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

    Hapi 1

    Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

    Hapi 2

    Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

    Hapi 3

    Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

    Hapi 4

    Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

    Hapi 5

    Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

    II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

    (Një person mund të caktojë termine për- deri në 5 persona të tjerë)

    Hapi 1

    Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

    Hapi 2

    Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

    Hapi 3

    Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

    Hapi 4

    Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

    Hapi 5

    Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

    Hapi 6

    Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

    INFORMATË SHTESË:

    Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:

    1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

    2. Për informata rreth vaksinës

    3. Për informata rreth procesit të vaksinimit

    5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit

    Apliko/Vaksinohu!

    https://ekosova.rks-gov.net/

    Bashkë ia dalim!

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2023
    Ministri i Qeverisë Kurti, Hajrulla Çeku derisa foli për aneksin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, tha se edhe mund të bëhet...
    Lajme29 Mars 2023
    Buxheti i Kosovës në një masë të madhe është i orientuar në skema sociale. Partia në pushtet ka premtuar se do të...
    Lajme29 Mars 2023
    Deputeti i Vetëvendojes, Eman Rrhamani, gjatë intervistës së kryeministrit Albin Kurti për një media kosovare, ka cituar ish-presidentin e Bonjës dhe Hercegovinës,...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2023
    Një 66-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete në shtëpi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren. Rastin e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Katër persona janë konfirmuar të vdekur pasditen e së mërkurës në 3 ngjarje të ndryshme në Shqipëri. Qyteti i Kavajës u trondit...
    Lajme29 Mars 2023
    Doarsa Kica Xhelili, deputete në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është duke i shkelur me...
    Lajme29 Mars 2023
    Në Aqarevë të Skenderajt, Forca e Sigurisë së Kosovës ndërtoi një urë prej metali. 15 pjesëtarë të ushtrisë, të mërkurën finalizuan urën...
    Vip29 Mars 2023
    Kryeministri Kurti është pyetur sonte në Debat Plus nga një qytetar se a i pëlqen banori i shumëpërfolur i Big Brother VIP...
    Lajme29 Mars 2023
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës. Në aksident ishin të përfshira...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.