×
  • Lajme
  • Lajme

    ​MSh-ja sqaron se pse nuk u punësua Jehona Krasniqi

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Ministria e Shëndetësisë, ka sqaruar ankesën e mjekës, Jehona Krasniqi e cila nuk u pranua në konkursin e fundit ku kanë qenë të paraparë 100 pozita për mjekë.

    MSh përmes një komunikate për media ka sqaruar se sipas kritereve të konkursit, përveç shkollimit të përfunduar në mjekësi dhe licencës së punës, përparësi për kandidatët pjesëmarrës ka qenë grada me e lartë, koha më e gjatë e licencimit dhe në kushte të barabarta, kur shembull në të njëjtën datë janë licencuar dy kandidatë, përparësi t’i jepet kandidatit që ka punuar si vullnetarë në kohën e pandemisë Covid-19.

    Ky është sqarimi i plotë i MSh-së:

    Ndërlidhur me ankesën e dr. Jehona Krasniqi, për mos pranimin e saj në punë në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë me nr. reference MSh-12/06/2020 ku kanë qenë të parapara 100 pozita për mjekë, Komisioni për rekrutimin e kandidatëve sqaron si në vijim:

    Me konkursin e datës 12 qershor 2020 të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, në mesin e 200 pozitave për profesionistëve të shëndetësor në funksion të monitorimit të situatës rreth Covid-19 janë paraparë edhe 100 pozita për mjekë.

    Sipas kritereve të konkursit, përveç shkollimit të përfunduar në mjekësi dhe licencës së punës, përparësi për kandidatët pjesëmarrës ka qenë grada me e lartë, koha më e gjatë e licencimit dhe në kushte të barabarta, kur shembull në të njëjtën datë janë licencuar dy kandidatë, përparësi t’i jepet kandidatit që ka punuar si vullnetarë në kohën e pandemisë Covid-19.

    Pra, në kushte të barabarta të plotësimit të kritereve, kandidatët që kanë shërbyer vullnetarisht gjatë kohës së pandemisë kanë pasur përparësi.

    Përzgjedhja e kandidatëve është bërë në atë mënyrë që së pari janë përfshirë specialistët e fushave të mjekësisë dhe mandej, sipas radhës, duke u renditur sipas kohës më të gjatë nga data e licencimit.

    Dr. Jehona Krasniqi, bazuar në dosjen e saj të aplikimit, është licencuar me datë 25.09.2019.

    Ministria e Shëndetësisë shpreh falënderimin më të veçantë për të gjithë ata që gjatë kohës së pandemisë Covid-19 e kanë vënë dijen dhe profesionalizimin e tyre në funksion të shërbimit të qytetarëve, kontribut ky që është legjitimuar edhe në këtë konkurs duke ju dhënë avantazh vullnetarëve në kushte të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe, do t’i trajtoj me seriozitetin më të madh të gjitha ankesat që do të paraqiten nga cilido pjesëmarrës në konkurs, në Komisionin e ankesave të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.