Vendimet e marra nga ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, rreth kthimit të ambasadorëve dhe shkarkimit të 14 konsujve, janë pezulluar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në një komunikatë për media Ministria e Jashtme është sqaruar rreth vendimit për pezullimin e përkohshëm të disa vendimeve që kanë të bëjnë me shërbimin e jashtëm.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Meliza Haradinaj-Stublla njofton se nuk bëhet fjalë për anulim, por për pezullim të përkohshëm të vendimeve për kthim të disa diplomatëve, të nënshkruara nga ish-Qeveria e shkarkuar Kurti.
Vendimi për pezullim nuk i përfshinë konsujt dhe as ambasadorët. MPJD njofton opinionin se këto vendime do të shqyrtohen veç e veç brenda afatit shtatë ditorë, dhe se vendimi përfundimtar do të merret pa asnjë paragjykim lidhur me vendimet e mëparshme apo pezullimin aktual të tyre, thuhet në njoftim.
Ish-ministri i Jashtëm Glauk Konjufca ka deklaruar se vendimi i sotshëm i Qeverisë Hoti është argumenti më i mirë i mashtrimit të paskrupullt të elektoratit nga LDK-ja.
“Vendimi i sotshëm i Qeverisë Hoti për anulimin e vendimit për kthimin e konsujve të paligjshëm, tregon për orientimin thellësisht të gabueshëm politik të LDK-së. Ky është koncesion kapital me shkelësit e ligjit dhe krimin e organizuar”, ka thënë ai.

Të tjera
-
15:27 | 18 Gusht 2022
-
15:24 | 18 Gusht 2022
-
15:16 | 18 Gusht 2022
-
15:12 | 18 Gusht 2022
-
15:09 | 18 Gusht 2022
-
Bota/RajoniLavrov e Vulin më 22 gusht takohen në Moskë15:09 | 18 Gusht 2022
-
15:05 | 18 Gusht 2022
-
15:01 | 18 Gusht 2022
-
14:56 | 18 Gusht 2022
-
14:45 | 18 Gusht 2022
-
14:42 | 18 Gusht 2022
-
14:33 | 18 Gusht 2022