×
  • Lajme
  • Lajme

    ​MKRS publikon regjistrin e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar regjistrin e aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme, e cila është pasuruar me asete të reja të trashëgimisë kulturore shpirtërore që prezantojnë njohuritë dhe krijimtarinë popullore nga individë dhe grupe shoqërore.

    Si rezultat, regjistri i trashëgimisë, i publikuar më 10 tetor, përveç tjerash është pasuruar me 8 asete të reja të trashëgimisë kulturore shpirtërore të cilat prezantojnë njohuritë dhe krijimtarinë popullore nga individë dhe grupe shoqërore.

    Asetet e përfshira në listë janë Pleqnia në odat e Dukagjinit, Këngë vajtimi ‘Gjama e Burrave’, Këngë për krye krahi – Malësorçe, Këngë me Lahutë, Këngë e Tepsisë të propozuara nga QRTK Pejë, Mësiti në Shalën e Bajgorës, Kangagjeqi në Shalën e Bajgorës dhe Dasma në Shalën e Bajgorës të propozuara nga QRTK Mitrovicë janë përfshirë në një njësi, Flaka e Janarit, propozim i QRTK Gjilan dhe Çiftelia dhe Teleisja, si fryti i parë i bashkëpunimit formal me Institutin Albanologjik.

    Ministrja Vlora Dumoshi në 100 ditët e angazhimit të saj në Qeverinë Hoti ka vendosur si prioritet politik trashëgiminë kulturore, me fokus të veçantë në trashëgiminë shpirtërore me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit tonë kulturor, vlerë kjo shumë të rëndësishme për afrimin e komuniteteve dhe për përmirësimin e dialogut mes kulturave të ndryshme.

    Trashëgimia kulturore e krijuar në shekuj e në vijimësi nga paraardhësit tanë, është ruajtur dhe mbrojtur duke u përcjellë brez pas brezi, thuhet në komunikatë.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje për banimin e përballueshëm edhe...
    Lajme16 Shtator 2024
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka ndarë mjete shtesë për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës. Në kontratën e...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të hënën deklaroi se po të mos ishte “Lëvizja Vetëvendosje” në pushtet, veriu i Kosovës do të...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Bota demokratike duhet të jetë jashtëzakonisht e shqetësuar për faktin se Rusia dhe Kina po bëjnë depërtime të mëdha në Ballkan. Kështu...
    Lajme16 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është aksidentuar mbrëmë, derisa ka njoftuar se është mirë, me vetëm disa lëndime të vogla, raporton Gazeta...
    Lajme16 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti aktualisht gjendet në Varshave. Atje, bashkë me deputetin Driton Hysenin po marrin pjesë në mbledhjen e Asamblesë...
    Lajme16 Shtator 2024
    Ish- kryenegociatorja në bisedimet Kosovë Serbi, Edita Tahiri ka dekonspiruar efeketet e para të shefit të CIA`së Willam Burns në Bosnje, Serbi...
    Lajme16 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovë, Naim Tërnava. Në takim u diskutua për “angazhimin...
    Sport16 Shtator 2024
    Trajneri i Tottenham-it, Ange Postecoglou, ka thënë se gjithmonë fiton “gjëra në vitin e dytë” pas humbjes 1-0 në derbin e Arsenalit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.