Lajme

​Me kufizime lëshohet për qarkullim rruga Prizen-Prevallë

​Me kufizime lëshohet për qarkullim rruga Prizen-Prevallë
22:18 | 10 Korrik 2020

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga nesër (e shtune, 11.07.2020), nga ora 08:00 deri në 20:00, do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në 3.5 ton, në rrugën rajonale R-115, drejtimi Prizren-Prevallë, fshati Gornje Sello.

Qarkullimi do të bëhet nën përcjelljen permanente të kujdestarisë nga kompania e mirëmbajtjes së rrugës.

Lejimi i qarkullimit është bazuar në rekomandimin e komisionit për vlerësim dhe propozim të zgjidhjes teknike, pas rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.

Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga të gjithë ngasësit e automjeteve me peshë mbi 3.5 ton, që të vazhdojnë t’i përdorin rrugët alternative për qarkullim në këtë destinacion.

Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company

Të tjera