Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës – MFK, Petrit Selimin dhe drejtoreshën e MCC-së për Kosovë Sarah Olmstead. Në takim u diskutua për rëndësinë që ka ky fondacion për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës si dhe për rritjen e bashkëpunimit në implementimin e projekteve të përbashkëta.
Sipas komunikatës ministrore, ministrja Bajrami i njoftoi mysafirët me punën dhe me planin e Qeverisë së Kosovës sa i përket zhvillimit ekonomik.
Po ashtu, ajo falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e ekonomisë së Kosovës përmes këtij fondacioni të rëndësishëm dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe institucionit që drejton për të rritur bashkëpunimin me MFK-në me qëllim të zhvillimin ekonomik të vendit.
Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i MFK-së Petrit Selimi, bëri me dije se Fondacioni i Mileniumit i Kosovës është entitet implementues i Programit ‘Threshold’ në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Millennium Challenge Corporation, agjenci e pavarur e SHBA-së e cila ndihmon në luftën kundër varfërisë globale. Ndërsa, në Kosovë synon të zhvillojë projekte që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Të tjera
-
23:08 | 03 Korrik 2022
-
22:59 | 03 Korrik 2022
-
22:57 | 03 Korrik 2022
-
22:41 | 03 Korrik 2022
-
22:35 | 03 Korrik 2022
-
22:18 | 03 Korrik 2022
-
22:10 | 03 Korrik 2022
-
21:46 | 03 Korrik 2022
-
21:39 | 03 Korrik 2022
-
21:32 | 03 Korrik 2022
-
21:29 | 03 Korrik 2022
-
21:10 | 03 Korrik 2022