Bota/Rajoni

​Mbi 500 mijë viktima nga Covid-19 në Brazil

​Mbi 500 mijë viktima nga Covid-19 në Brazil
08:44 | 20 Qershor 2021

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Brazil i ka kaluar 500 mijë, duke u bërë kështu shteti i dytë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë. Ekspertët i tremben faktit se shpërthimi i pandemisë mund të përkeqësohet për shkak të vaksinimit të ngadaltë dhe fillimit të dimrit.

Instituti shëndetësor Fiocruz thotë se situata është “kritike” dhe se vetëm 15% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht, shkruan BBC.

Nga ana tjetër, presidenti Jair Bolsonaro refuzon të mbështesë masa si distancimi fizik. Po ashtu ai është kritikuar rëndë për moszbatimin e një përgjigje të koordinuar kombëtare dhe për skepticizmin e tij ndaj vaksinave, bllokimeve dhe kërkesave për mbajtjen e maskave.

Opozita akuzon presidentin për vonimin e blerjes së vaksinave për arsye politike, pasi ai vazhdimisht ka ulur ashpërsinë e pandemisë.

Një mesatare prej 70,000 rastesh me covid janë konfirmuar çdo ditë në javën e fundit në Brazil.

Shkalla e përdorimit të shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv mbetet në ose mbi 80% në shumicën e shteteve, dhe ekspertët paralajmërojnë se fillimi i dimrit në hemisferën jugore, javën e ardhshme, mund të sjellë më shumë infeksione.

Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?

Të tjera