17:16 | 17 Shkurt 2021
Ekipi kosovar i xhudos synon t’i kthehet medaljeve dhe pikëve të reja olimpike për LO Tokyo 2020
Xhudistët mund t’i sjellin Kosovës medaljet e radhës, ku prej 18 deri më 20 shkurt në Tel Aviv të Izraelit do të mbahet Grand Slami i xhudos.
Kosovën në këtë garë e përfaqësojnë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg), përcjell KosovaPress.
Kelmendi garon nesër, ndërsa Gjakova dhe Fazliu të premten.
Derisa Majlinda e Akili, po synojnë të marrin sa më shumë pikë olimpike për renditje më të mirë në top-10, Laura po synon të bëhet xhudistja e gjashtë me normë për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka pushojnë.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë
Sponsoruar
Të tjera
-
23:45 | 20 Prill 2021
-
23:32 | 20 Prill 2021
-
23:19 | 20 Prill 2021
-
23:13 | 20 Prill 2021
-
23:04 | 20 Prill 2021
-
22:56 | 20 Prill 2021
-
22:52 | 20 Prill 2021
-
22:28 | 20 Prill 2021
-
22:24 | 20 Prill 2021
-
22:24 | 20 Prill 2021
-
22:21 | 20 Prill 2021
-
22:09 | 20 Prill 2021