[wp-story]

Lajme

​LVV kërkon nënstacion të përhershëm të Policisë në Karaçevë

​LVV kërkon nënstacion të përhershëm të Policisë në Karaçevë
16:52 | 18 Shtator 2020

Rreth dy muaj pasi pjesëtarë të uniformuar të Serbisë kanë hyrë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu është duke raportuar për këtë çështje para Kuvendit të Kosovës.

Në interpelancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, Veliut iu faturuan dështimi i mos mbrojtjes dhe kontrollimit të kufijve dhe integritetit territorial të vendit. Për këtë kërkuan që përmes një rezolute të merren masat e nevojshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit, si dhe vendosjen e një nënstacioni të përhershëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë.

Iniciuesja e interpelancës, deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se ndërhyrja e pjesëtarëve serb në territorin e Kosovës është cenim për vendin.

“Hyrja e pjesëtarëve të informuar të Serbisë në atë zonë është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sovranitetin dhe cenimi i integritetit territorial të Kosovës. Patrullimi i tyre në rrugët e fshatit Karaçevë u regjistrua nga banorët e fshatit, u dëshmua nga të pranishmit dhe u konfirmua nga Policia. Por u justifikuar nën hutim duke u mohuar nga qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës në vend të kujdesen për rendin dhe ligjin dhe të sigurojnë mbrojte për qytetarët në këtë pjesë ku vazhdojnë të jenë të ngatha dhe papërgjegjshme. Madje të shfaqin mosbesim ndaj banorëve dhe institucioneve të sigurisë”, tha ajo.

 

Sipas saj, vet përjashtimi që po bënë qeveria e Kosovës nga përgjegjësitë Kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe mbrojtur qytetarët është e papranueshme dhe dëmton integritetin e Kosovës.

“Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është në pjesë e territorit të Kosovës veç sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë”, tha ajo.

Ndërkohë edhe paraqiti dy nga pikat e rezolutës së Vetëvendosjes.

“Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin masat e nevojshme dhe përdorin të gjitha mekanizmat kushtetues për mbrojte të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. Nën dy brenda dy muajve të vendoset një nënstacion i përhershëm i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës”, tha ajo.

Ajo i kërkoi grupeve tjera parlamentare që të votojnë këtë rezolutë, ndërkohë seanca plenare po vazhdon.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera